Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kante i ofrohet Barcelonës

Mesfushori defensiv, N’Golo Kante, i është ofruar skuadrës së Barcelonës, ka bërë të ditur “Mundo Deportivo” të premten.

Francezi pritet të largohet nga Chelsea këtë verë, pasi ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin londinez për rinovimin e kontratës që i skadon muajin e ardhshëm.

Te Barcelona, Kante po shihet si opsion i mirë dhe zëvendësim për Sergio Busquetsin.

Mësohet se Kante po kërkon kontratë dyvjeçare dhe pritet së shpejti të arrijë marrëveshje me ekipin spanjoll.

32-vjeçari këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet dhe deri më tani ka regjistruar vetëm 9 paraqitje në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Chelseat prej verës së vitit 2016 kur iu bashkua nga Leicester City.