Te Chelsea janë të bindur se mesfushori N’Golo Kante së shpejti do ta rinovojë kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni.
“Sky Sports” ka njoftuar të enjten se negociatat mes palëve po shkojnë mirë dhe sinjalet janë pozitive që Kante ta pranojë ofertën e klubit londinez.
Në rast se arrihet marrëveshje, atëherë Kante do të firmos rinovimin e kontratës muajin tjetër dhe do të mbetet te Chelsea deri në vitin 2025.
Francezi 31-vjeçar është pjesë e Chelseat prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Leicesteri kurse këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet.
Aktualisht, ai ka vetëm dy paraqitje në Premier League.
Interesim për Kanten tashmë kanë treguar të gjitha skuadrat e mëdha të Evropës, të cilat po shpresojnë ta transferojnë falas verën e ardhshme.