Krerët e Chelseat kanë nisur negociatat me mesfushorin N’Golo Kante për rinovimin e kontratës, kanë njoftuar të martën mediumet e huaja.
Kante 30-vjeçar ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, por te klubi londinez duan ta mbajnë të paktën deri në vitin 2025.
Raportohet se Kante është i kënaqur me kushtet e ofruara dhe marrëveshja mes palëve është pranë finalizimit.
Ai vlerësohet si njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te Chelsea, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016.
Këtë sezon, francezi ka dy gola e po aq asistime në 24 paraqitje për londinezët në të gjitha garat.