Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli pas Sanchesit

Skuadra e Liverpoolit është në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm. “The Sun” shkruan të hënën se Liverpooli ka kthyer sytë kah portugezi Renato Sanches, i cili pritet të largohet nga PSG-ja këtë verë.

Mësohet se Sanches është nxjerrë në shitje dhe ekipi francez po kërkon rreth 30 milionë euro për kartonin e tij.

Ai iu bashkua Parisit nga Lille para fillimit të këtij sezoni, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij. 25-vjeçari ka pasur telashe me lëndimet, ndërsa deri më tani ka regjistruar 22 paraqitje në të gjitha garat, ku ka realizuar edhe dy gola.

Ai ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2027, ndërsa krahas Liverpoolit po kërkohet edhe nga Juventusi. Sanches karrierë ka bërë edhe te Bayern Munichu, Swansea City e Benfica.