Mesfushori Renato Sanches përfundimisht do të largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë.
“FootMercato” raporton të martën se drejtuesit e Parisit tashmë e kanë nxjerrë në shitje portugezin, i cili këtë sezon ka pasur telashe me lëndimet dhe nuk është preferuar nga trajneri Christophe Galtier.
Për ta lënë të lirë Sanchesin në fund të sezonit, PSG-ja po kërkon të paktën 25 milionë euro, ndërsa interesim për transferimin e tij thuhet se tashmë kanë shfaqur ekipet italiane.
Sanches verën e shkuar iu bashkua Parisit nga Lille, por deri më tani ka vetëm 22 paraqitje dhe dy gola të shënuar në të gjitha garat.
25-vjeçari ka kontratë me Parisin deri në vitin 2027, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Bayern Munichu, Swnsea City e Benfica.