Mesfushori Renato Sanches përfundimisht do të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë kësaj vere. “L’Equipe” ka njoftuar të enjten se Parisi tashmë e ka nxjerr në shitje portugezin dhe po shqyrton ofertat e skuadrave të interesuara për transferimin e tij.
Për kartonin e 25-vjeçarit, Parisi po kërkon të paktën 30 milionë euro pasi Sanches ka kontratë deri në vitin 2027. Ai nuk bën pjesë në planet e klubit, ndërsa interesim për shërbimet e tij, tashmë kanë shfaqur skuadrat nga Italia.
Sanches verën e shkuar iu bashkua Parisit nga Lille, por nuk pati minutazhë të madhe. Ai shënoi 2 gola në 27 ndeshje të luajtura për Parisin, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Bayern Munichun, Sëansea Cityn e Benfican.