Portugezi Renato Sanches do të largohet nga Paris Saint-Germaini për ta vazhduar karrierën në Itali, ka shkruar “Calciomercato” të enjten.
Mesfushori do t’i bashkohet skuadrës së Romës, e cila tashmë ka arritur marrëveshje me Parisin për shërbimet e tij.
Sanches do të huazohet te Roma për një vit, ndërsa ekipi italian do ta ketë të drejtën e blerjes së tij verën tjetër për 15 milionë euro. Sanches gjatë këtyre ditëve do t’i kryejë kontrollimet mjekësore te Roma përpara se të prezantohet me fanellën e ekipit italian.
Ai po shihet si përforcim i rëndësishëm për mesfushën, pasi pëlqehet shumë nga trajneri Jose Mourinho. 25-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Parisit nga Lille dhe shënoi 2 gola në të gjitha garat. Ai ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2027, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Bayerni, Swansea e Benfica.