Pas Leandro Paredesit, skuadra e Romës të mërkurën e ka prezantuar edhe Renato Sanchesin.
Mesfushori portugez është huazuar te Roma nga Paris Saint-Germaini për edicionin 2023/24 dhe tek ekipi italian do ta bartë fanellën me numrin 20.
Krahas huazimit njëvjeçar, Roma e ka edhe opsionin e blerjes së Sanchesit në verën tjetër për 15 milionë euro. Në prezantimin e tij, Sanches ka thënë se është i lumtur që në edicionin e ri do të jetë pjesë e Romës, ekip që do ta ndihmoj në arritjen e objektivave. 25-vjeçari ka kontratë me Parisin deri në vitin 2027, ndërsa ka qenë edhe pjesë e skuadrave si Lille, Bayern Munich, Swansea e Benfica.