Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një lëndim për Sanchesin

Renato Sanches ishte shumë afër rikthimit te Roma, por ka pësuar një tjetër lëndim që mund ta lërë sërish jashtë fushës së gjelbër.

26-vjeçari nga Portugalia ka munguar në 10 nga 16 ndeshjet e “giallorossëve”.

Ai ka pasur lëndime me muskuj.

Sanchesi u huazua nga Paris Saint-Germaini, por do të transferohet përfundimisht nëse ai luan 60% të ndeshjeve të Romës në këtë edicion. Nëse e arrin atë shifër të ndeshjeve, Roma do të paguante 12 milionë euro për të.

Nëse Sanchesi arrin të luajë në 75% të ndeshjeve për Romën, atëherë Roma do të detyrohej të paguante prej 14 deri në 15 milionë euro.

Mesfushori portugez është vlerësuar si një prej lojtarëve më premtues në Evropë, por karriera e tij në moshë të re është goditur me numër të madh të lëndimeve.

Artikuj të ngjashëm