Skuadra e Milot Rashicës, Beshiktashi, kërkon të përforcohet me mesfushorin portugez, Renato Sanches. Kështu kanë raportuar të hënën mediat e huaja.
Sanches 26-vjeçar nuk ka lënë gjurmë te Roma, duke luajtur vetëm 227 minuta në nëntë paraqitje.
Ai është përballur me lëndime të shumta në Itali, por klubi turk ka plane të mëdha me portugezin.
Beshiktashi kërkon huazimin e Sanchesit me opsion të blerjes së kartonit në fund të edicionit.
Artikuj të ngjashëm