Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanches lëndohet sërish

Mesfushori Renato Sanches pritet ti mungoj Romës për të paktën dy javë për shkak të lëndimit që e ka pësuar në stërvitjen e fundit. Roma ka njoftuar se Sanches ka lënduar nyjën e këmbës së majtë dhe për këtë arsye nuk do të kthehet në fushë deri në fund të këtij muaji.

Për portugezin, ky është lëndimi i katërt këtë edicion te Roma, ekip që u huazua nga skuadra e Paris Saint-Germainit.

Shkaku i lëndimeve, Sanches i ka munguar Romës në 12 ndeshje, duke luajtur në total vetëm 223 minuta.

Roma e ka opsionin e blerjes së tij në verë për 15 milionë euro, por sipas të gjitha gjasave nuk do ta shfrytëzojë dhe Sanches pritet të rikthehet te Parisi.