Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma e kthen Sanchesin te PSG-ja

Mesfushori Renato Sanches do të rikthehet te skuadra e Paris Saint-Germainit pas vetëm gjashtë muajve të Roma, ka shkruar “Gazzetta dello Sport” të mërkurën.

Ky është vendimi që e ka marrë ekipi italian pasi tashmë e ka njoftuar Parisin për këtë veprim.

Te Roma nuk janë aspak të kënaqur me Sanchesin, i cili ka pasur telashe me lëndimet prej fillimit të këtij edicioni kur u huazua te skuadra nga Serie A.

Ai deri më tani ka vetëm nëntë paraqitje për Romën në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar edhe një gol.

Duke pasur parasysh situatën e tij me lëndimet, Roma ka vendosur ta ndërpretë marrëveshjen që e kishte me PSG-në.

Edhe Sancho refuzon Romën Futboll 11 muaj më parë Sancho refuzon Romën

Roma e ka huazuar Sanchesin për një vit, ku do të paguante një milionë euro, si dhe kishte opsionin e blerjes së tij në verë për 15 milionë euro të tjera.

26-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2027.