Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanchesi i Romës pëson tjetër lëndim

Mesfushori i Romës, Renato Sanches, ka pësuar një tjetër lëndim në kofshën e këmbës së djathtë dhe do të jetë jashtë fushës së gjelbër për të paktën dy javë.

Mesfushori portugez u detyrua ta lërë fushën në fitoren 2:1 të Romës ndaj Sheriff Tiraspolit të enjten.

“Sky Sport Italia” dhe “Il Corriere dello Sport” kanë theksuar se i huazuari nga PSG-ja do të mungojë edhe dy javë të tjera. Ai nuk do të jetë i gatshëm për lojë për duelin ndaj Torinos, Genoas dhe Cagliarit, si dhe ndaj Servettes në Ligën e Evropës.

Sanches, 26-vjeçar, i ka munguar Romës në dy ndeshje për shkak të problemeve muskulore. Ai ka zhvilluar vetëm 98 minuta.