Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanches drejt Juventusit

Mesfushori Renato Sanches do të largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë për ta vazhduar karrierën në Serie A.

“Tuttosport” ka raportuar të premten se portugezi sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Juventusit.

Mësohet se ai parimisht ka arritur marrëveshje me Juventusin, ekip që po negocion me Parisin për lirimin e tij.

Për transferimin e Sanchesit, Juventusi është gati të ofrojë 30 milionë euro, pasi 25-vjeçari ka kërkuar largimin nga ekipi francez.

Ai iu bashkua Parisit vitin e shkuar, por nuk është i kënaqur me minutazhën që e ka pasur në dispozicion deri më tani.

Edhe Juventusi arrin marrëveshjen për Sanchon Futboll 11 muaj më parë Juventusi arrin marrëveshjen për Sanchon

Në 18 paraqitje në të gjitha garat, Sanches ka shënuar dy gola. Ai te Parisi u transferua nga Lille, kurse karrierë ka bërë edhe te Bayerni, Swansea e Benfica.

Me Parisin, Sanches ka kontratë deri në vitin 2027.