Juventusi mund ta transferojë Renato Sanchesin në verë, shkruan “calciomercato” të mërkurën. Në garë për Sanchesin, Juventusi do të jetë me Borussia Dortmundin.
Klubi gjerman e sheh mesfushorin portugez si zëvendësues të Jude Bellinghamit. Sanches me PSG-në ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.
Ai ka pasur pak hapësirë në sezonin aktual te klubi francez. Ka shënuar dy gola në 19 ndeshje në të gjitha garat.
Sanches më herët karrierë ka bërë edhe te Lille, Bayern, Swansea City dhe Benfica.
Artikuj të ngjashëm