Roma ka bërë ofertë për transferimin e futbollistit të krahut, anglezin Jadon Sancho.
Sancho, që është lojtar i Manchester Unitedit, vazhdon të mos ushtrojë me pjesën tjetër të skuadrës.
25-vjeçarit i është thënë të gjejë ndonjë klub tjetër, para se të mbyllet afati kalimtar veror më 1 shtator.
Juventusi që është kualifikuar për në Ligën e Kampionëve këtë edicion, ndryshe nga Roma, ka shfaqur interesim për Sanchon po sahtu.
Sancho në edicionin e kaluar ishte i huazuar te Chelsea.
Përveç Sanchos, ndaras nga pjesa tjetër e skuadrës, kanë stërvitur edhe Alejandro Garnacho, Antony dhe Tyrrel Malacia.