Futboll

Juventusi arrin marrëveshjen për Sanchon

sancho

Juventusi ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për futbollistin e krahut, Jadon Sancho, kanë raportuar mediumet në Itali të shtunën. 

Sipas mediumeve italiane, Sancho do të nënshkruajë kontratë me Juventusin për pesë vjet, ndërsa pritet të përfitojë 6 milionë euro në sezon, përveç bonuseve. 

Manchester Unitedi për kompletimin e transferimit të Sanchos i kërkon 25 milionë euro, ndërsa “zonja e vjetër” pritet t’i ofrojë deri në 19 milionë euro. 

25-vjeçari Sancho është pjesë e Manchester Unitedit prej vitit 2021 kur u transferua nga Dortmundi për 85 milionë euro. 

Ai u zhvillua te të rinjtë e Watfordit dhe Manchester City, ndërsa si i huazuar luajti edhe te Chelsea. 

Ai në sezonin e kaluar me Chelsean i pati 42 paraqitje në të gjitha garat. I realizoi 5 gola ndërsa i pati edhe 10 asistime.