Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea e kthen Sanchon tek Unitedi

Jadon Sancho

Skuadra e Chelseat ka vendosur që të mos e blejë kartonin e sulmuesit anglez, Jadon Sancho. Kështu ka raportuar të martën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Sancho do të kthehet te Manchester Unitedi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sancho iu bashkua Chelseat në verën e vitit të kaluar në formë huazimi nga Unitedi, deri në përfundimin e edicionit 2024/25.

Në kontratën e nënshkruar përfshihej klauzola që i lejonte Chelseat të kthejë Sanchon në “Old Trafford”, me kusht që t’i paguajë Unitedit 5 milionë euro si kompensim.

25-vjeçari Sancho me Unitedin ka kontratë deri në vitin 2026. Megjithatë Unitedi po planifikon që t’ia ndërpresë kontratën Sanchos. Unitedi dëshiron që ta shes sulmuesin e krahut.

Sancho për Chelsean në edicionin 2024/25 në 42 ndeshjet e zhvilluara ka realizuar pesë gola dhe ka bërë dhjetë asistime.