Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea duhet të paguajë 5 milionë euro për Sanchon

Jadon Sancho

Nëse vendos të mos e blejë kartonin e sulmuesit anglez, Jadon Sancho, Chelsea do të duhet t’ia paguajë 5 milionë euro Manchester Unitedit. 

Sancho iu bashkua Chelseat në verën e vitit të kaluar në formë huazimi deri në përfundimin e këtij edicioni. U huazua nga Unitedi. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në kontratën e nënshkruar përfshihet klauzola për blerje të obliguar të kartonit të Sanchos për 25 milionë euro. 

“BBC” ka raportuar të hënën se megjithatë ekziston një klauzolë që do t’i lejonte Chelseat të kthejë Sanchon në “Old Trafford”, me kusht që t’i paguajë Unitedit 5 milionë euro si kompensim. 
Mësohet se drejtuesit e Chelseat nuk kanë vendosur ende nëse do ta blejnë kartonin e Sanchos. 

24-vjeçari me Unitedin ka kontratë deri në vitin 2026. 

Sulmuesi i krahut, Sancho, këtë edicion në 29 ndeshjet e zhvilluara ka kontribuar me dy gola dhe gjashtë asistime.