Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja siguron Sanchesin

Renato Sanches do të largohet nga Lille por jo edhe nga futbolli francez. Mesfushori portugez karrierën do ta vazhdojë te kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini.

“L’Equipe” ka njoftuar të mërkurën se PSG-ja ka arritur marrëveshje me Lillen për transferimin e Sanchesit, që do të zyrtarizohet këtë javë. Për kartonin e Sanchesit, PSG-ja do t’i paguajë Lillet 15 milionë euro, kurse 24-vjeçari do të firmosë kontratë pesëvjeçare me ekipin e ri.

Sanches në dy sezonet e fundit ishte njëri prej mesfushorëve më të dalluar në kampionatin francez dhe te Parisi po shihet si përforcim i duhur. Ai iu pati bashkuar Lillet në vitin 2019 nga Bayerni dhe kishte kontratë deri në vitin e ardhshëm.