Mesfushori Renato Sanches është prezantuar të enjten si përforcimi më i ri i kampionit të Francës, Paris Saint-Germain.
Sanches te PSG-ja është transferuar nga Nice për 15 milionë euro. Ai me Parisin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027.
Në prezantimin e tij, Sanches ka thënë se është shumë i lumtur që do të jetë pjesë e PSG-së.
“E zgjodha këtë ekip sepse mendoj se është i duhuri për mua. Po ashtu, qëndrimi në Francë ishte shumë i rëndësishëm për mua dhe jam i bindur se sukseset nuk do të më mungojnë në këtë fanellë”, është shprehur Sanches.