Sport

PSG-ja siguron edhe Sanchesin

Mesfushori Renato Sanches do të jetë përforcimi i radhës te Paris Saint-Germaini për edicionin e ri. “L’Equipe” ka njoftuar se Parisi ka mposhtur konkurrencën e Milanit për portugezin, pasi tashmë ka arritur marrëveshje personale me Lillen.

Për transferimin e Sanchesit, i cili do të zyrtarizohet këtë javë, Parisi do të paguajë 30 milionë euro me bonuse.

Ndërkohë Sanches do të firmosë kontratë pesëvjeçare me kampionin e francez. 24-vjeçari iu bashkua Lillet para tre vjetësh, por ka kërkuar largimin nga klubi këtë verë duke refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër.