Sport

Galtieri konfirmon transferimin e Sanchesit te PSG-ja

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier e ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Renato Sanches nga Lille.

Në konferencën për shtyp të enjten, Galtier ka thënë se Sanches do ta forcojë edhe më shumë ekipin e tij për sezonin e ri. Sanches te PSG-ja është transferuar për 15 milionë euro dhe me kampionin e Francës do të firmos kontratë pesëvjeçare pasi t’i kalojë kontrollimet mjekësore, të cilave do t’i nënshtrohet ditëve në vijim.

“Renato Sanches është një lojtar me cilësi që tjetër nuk i kanë. Ne e pamë mundësinë për ta transferuar dhe e shfrytëzuam, sepse bëhet fjalë për një përforcim të mirë”, është shprehur Galtier.