Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kukaj thotë se Drenica nuk ka fond të lojtarëve

Fondi i lojtarëve nuk është i kënaqshëm, por pavarësisht kësaj, Drenica po bën maksimumin, ka thënë Liridon Kukaj, ndihmëstrajneri i “kuqezinjve” pas barazimit me Ferizajn të shtunën në Superligën e Kosovës në futboll.

Ferizaj dhe Drenica të shtunën u ndanë baraz, 1:1, në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës.

“Fatkeqësisht, ikën dy pikë që i merituam t’i marrim edhe ato. E kemi ditur që do të jetë e vështirë marrë parasysh gjendjen e Ferizajt dhe tonën po ashtu. Kemi përgatitur ndeshjen për ta fituar dhe djemtë kryen punën. Jam i kënaqur me rezultatin përfundimtar, por jo me atë se si erdhi deri te barazimi. Një korner i paqenë për Ferizajn. Gabimet ndodhin. Ne nuk kemi fond të madh të lojtarëve. Në këto ndeshje, lojtarët kanë shfaqur lodhje. Fondi ynë na ka pamundësuar që të sjellim freski në lojë. Por me atë që merremi vesh, lojtarët po e realizojnë thuajse 100%. Jemi të kënaqur me këta lojtarë, pavarësisht që nuk është fond i plotë”, theksoi ndihmëstrajneri Kukaj pas ndeshjes.