Futboll

Ferizaj në çerekfinale, e mposht Drenicën pas penalltive

Ferizaj

Ferizaj është skuadra e radhës që kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës. 

Ferizaj e mposhti Drenicën pas ekzekutimit të penalltive, 4:3. Koha e rregullt përfundoi baras pa gola. Gola nuk u shënuan as në dy vazhdimet nga 15 minuta.

Futbollistët e Ferizajt u treguan më të saktë në penallti dhe në fund arritën që të kualifikohen në çerekfinale.

Ferizaj dhe Drenica këtë edicion janë duke luftuar për mbetje në elitën e futbollit kosovar.

Ferizaj renditet në pozitën e parafundit me 19 pikë. Dy pikë më shumë ka Drenica në vendin e tetë.