Sport

KOK-u thotë se Ligji për Sponsorizime në Kosovë është ndër më të mirët në botë

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës janë takuar me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, për të biseduar për Rregulloren për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në sport.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani para zyrtarëve komunalë e bizneseve foli për fillimin e viti 2013, ku sipas tij, qysh atëherë nisen të adaptohen ligjet dhe t’u dalin në ndihme sportistëve. Sipas Hasanit, sportistët ndikuan jo vetëm në ngritjen e imazhit të shtetit, por edhe në zhvillimet politike. Ndërkaq, duke folur për Ligjin për Sponsorizim, Hasani theksoi se është një është një ndër ligjet më të mira ekzistuese në botë. Hasani thotë se me Ligjin për Sponsorizim shteti do t’i stimulojë sportistët për arritje të rezultateve të larta, veçmas në arenën ndërkombëtare.

“Duke analizuar edhe ligjet tjera për sponsorizime konsideroj se kjo që është arritur këtu në Kosovë, falë vullnetit politik të vendimmarrësve. Është një ndër ligjet më të mira ekzistuese në botë, sepse në mënyrën absolute zgjidh shumë probleme. E para për shtetin ka rëndësi të jashtëzakonshme se do të stimulojë edhe më tej arritjet e rezultateve të larta, edhe organizative edhe në aspektin e performancës së mirë në arenën ndërkombëtare që përkthehet drejtpërdrejt në arritjen e imazhit të shtetit të Kosovës. Nga aspekti i sportistëve dhe trajnerëve kjo do të jetë një motivacion shtesë diçka që i ka munguar sportistëve dhe trajnerëve që të kompensohet ajo puna e jashtëzakonshme që bën sportisti më trajnerin. Për rezultate elitare, rezultate kulmore janë minimum tetë orë të nevojshme punë intensive, prandaj duhet të kemi konsiderate të gjithë ne që jemi në sport, por i tërë komuniteti, e tërë shoqëria ndaj këtyre dy kategorive, trajnerëve dhe sportistëve të cilët bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme”, ka thënë Hasani, raporton KP.

Debatin lidhur me Ligjin për Sponsorizim të rëndësishëm e ka vlerësuar edhe nënkryetari i komunës së Pejës, Shkumbin Gashi. Ai tha se ky ligj është i favorshëm për sportistët dhe klubet, dhe ai shpreson që sa më shpejtë ky ligj të hyjë në funksion.

“Besoj se më këtë iniciative edhe nga qeveria e kaluara, por edhe tashmja që janë duke bërë përpjekjeve që edhe e ka nënshkruar këtë ligj është shumë në favore të klubeve, favore sportit dhe të rinjve tanë në përgjithësi. Unë besoj se ky ligj do të hyjë sa më shpejtë në funksion, në zbatim apo harmonizim edhe me ligjet tatimore që i kemi. Ne si komunë do ta mbështesim një iniciative të tillë do të jemi përkrah klubeve, njëkohësisht e dinë mundësinë që ne kemi. Është në interesim të gjithëve ta dëgjojë dhe t’i shikojmë mundësitë sesi do të implementohet ky ligj”, ka theksuar Gashi.

Ndërkaq, sekretari i KOK-ut, Shasivar Haxhiaj në detaje shpalosi Ligjin për Sponsorizim. Ai fillimisht tha se KOK-u ka zgjedhur Pejën për të nisur debatet e tilla, sepse sipas tij, Peja është qytet me traditë në fushën e sportit. E rëndësishme sipas Haxhiajt është së tashmë edhe politika, institucionet shtetërore kanë nisur të bëjnë politike nacionale për sportin. Haxhiaj mendon se me Ligjin për Sponsorizim përfitojnë të gjithë, duke filluar nga sportistët, trajnerët e klubet.

Gjatë ditës së sotëm krerët e KOK-ut do të takohen edhe me kryetarin e Komunës së Istogut dhe Klinës si dhe me bizneset e këtyre dy komunave.