Skuadra e Pejës, të enjten ka prezantuar edhe një basketbollist të huaj. Bëhet fjalë për amerikanin, Justin Davis, i cili do të jetë pjesë e ekipit pejan për edicionin 2023/24. 26-vjeçari luan në pozitën tre, ndërsa edicionin e fundit ka bërë karrierë në Portugali.
Ai ishte pjesë ekipit elitar, Lusitania dhe ka luajtur me një mesatare prej 16 pikëve, 9 kërcimeve dhe 2 asistimeve për ndeshje. Peja, do të jetë ekipi i dytë në Evropë për amerikanin, i cili vitin e shkuar është larguar nga NCAA. Davis, do të jetë amerikani i pestë te Peja për edicionin e ri, përfshirë këtu edhe Malcolm Armsteadin që posedon pasaportën kosovare dhe llogaritet vendor.
Para tij, te Peja janë transferuar edhe Larry Thomas, Jacob Calloway e Trevel Beck. Pejës këtë verë i është bashkuar edhe Meriton Ismaili. Edicionin e fundit, Peja u shpall kampione e Kosovës, ndërsa në krye të ekipit edhe për edicionin e ri, do të jetë trajneri Rami Hadar.