Klubi i basketbollit Peja, të hënën ka prezantuar përforcimin më të ri, amerikanin Dalan Ancrum.
Ancrum është i gjatë 198 centimetra.
Peja ka njoftuar se Ancrum i është bashkuar skuadrës me kërkesë të trajnerit Michalis Kakiouzis.
Ancrum së fundi ka luajtur për Dinamo Bukureshtin.
Basketbollisti amerikan karrierë ka bërë edhe në Qipro, Itali e Sllovaki.
“Me eksperiencën e tij ndërkombëtare, mentalitetin fitues dhe cilësitë që sjell në të dyja anët e parketit, besojmë se Dalan Ancrum do të jetë një nga armët tona më të forta në rrugëtimin evropian dhe në realizimin e objektivave të sezonit”, shkruan në njoftim.