Klubi i basketbollit Peja ka njoftuar të enjten se është përforcuar me amerikanin e natyralizuar të Kosovës, Dominic Artis.
Artis është basketbollist me përvojë, ndërsa luan në rolin e organizatorit.
Ai ka luajtur në liga të ndryshme evropiane, përfshirë Francën, Italinë, Greqinë, Slloveninë e Turqinë.
“Artis ka përfaqësuar skuadra si Cholet Basket, SIG Strasbourg, Cedevita Olimpija dhe Igokea, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Me përvojën, cilësinë dhe vizionin e tij në lojë, ai vjen për t’i dhënë një dimension të ri skuadrës sonë dhe në KB Peja, që nga ndeshja e radhës ai ka të drejtë të luajë menjëherë si lojtar vendor”, ka shkruar Peja.
Në xhiron e tetë të Superligës, Peja e pret Sigal Prishtinën të shtunën nga ora 19:30.
Peja është në vendin e pestë me dy fitore e pesë humbje.