Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Peja forcohet me një amerikan

Robert Smith

Klubi i basketbollit Peja, është forcuar me një basketbollist amerikan.

Bëhet fjalë për organizatorin, Robert Smith, i cili do të paraqitet për Pejën gjatë edicionit 2026/2027.

Së fundi Smith luajti për klubin e basketbollit Dynamic të Beogradit.

“Ai e mbylli sezonin si shënuesi më i mirë i ligës, me mesatare prej 24,7 pikësh, duke shtuar edhe 3,9 asistime, 2,9 kërcime dhe 1,2 topa të vjedhur për ndeshje”, shkruan në njoftimin e klubit pejan.