Basketbollisti Dwight Wilson III, është amerikani i dytë i prezantuar të mërkurën nga klubi Peja.
Te Peja presin shumë nga qendra amerikane.
“Me fizikun e tij, fuqinë nën kosh, aftësinë për të luftuar për çdo top dhe dominimin në kërcime, Dwight Wilson sjell në Pejë një profil të fortë të një qendre moderne, i gatshëm për të ndihmuar ekipin në të dyja anët e parketit”, shkruan Peja.