Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Peja prezanton një basketbollist të huaj

KB Peja

Klubi i basketbollit Peja, ka prezantuar të hënën mbrëma një basketbollist të huaj.

Bëhet fjalë për amerikanin Daquan Bracey.

“Bracey i bashkohet skuadrës tonë për pjesën e mbetur të sezonit. 28-vjeçari, i cili ka ndërtuar karrierë në Turqi, Mal të Zi, Çeki, Bullgari, Meksikë vjen në Pejë me përvojë shumë të madhe mbi supe”, shkruan në njoftimin e Pejës.