Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

GO+ Peja përforcohet edhe me një amerikan

Cecil Williams

GO+ Peja është përforcuar edhe me një basketbollist amerikan. 

Cecil Williams është basketbollisti i prezantuar të enjten nga klubi pejan, që ka pasur shumë vështirësi në këtë edicion. 

“Williams ka zhvilluar karrierë të pasur në liga të ndryshme evropiane si Portugalia, Polonia, Turqia, Rumania, Franca, Greqia. Së fundmi, Cecil ka pasur eksperiencë edhe në Meksikë”, ka shkruar klubi pejan në Facebook. 

GO+ Peja zë pozitën e katërt me 31 pikë.