Klubi i basketbollit Peja, ka vazhduar me ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri.
Peja ka njoftuar të hënën se ka ka vazhduar bashkëpunimin me Arti Hajdarin edhe për një vit.
Hajdari ka përvojë të gjatë te skuadra e Pejës duke fituar tre herë Kupën e Kosovës, një herë Superkupën dhe një herë titullin e kampionit.
Peja ka transferuar basketbollistë si Xavier Johnson, Dion Haxhosaj, Jetmir Zeqiri, Trevor Moore, Altin Morina e Daniel Lekndreaj.