Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Davies debuton me humbje si xhudist i Kosovës

Luke Davies

Anglezi Luke Davies e ka zhvilluar të shtunën luftën e parë si xhudist i Kosovës. Ai garoi në kategorinë deri 81 kilogramë në Grand Prix të xhudos në Zagreb. 

Nisi prej xhiros së dytë, ndërsa pësoi nga meksikani Gilberto Cardoso. Meksikani fitoi me Ippon, ndonëse Davies e nisi mirë luftën. 

21-vjeçari është bashkuar me ekipin e Kosovës me synim për ta përmirësuar performancën.