Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimin për vdekjen e një pacienteje e cila vdiq pasi kishte marrë trajtimin në Qendrën e Klinikës së Mjekësisë Familjare në Klinë.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi ka thënë për KOHËN se prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë e Kosovës për marrjen e raporteve mjekësore dhe intervistimin e stafit mjekësor.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes dhe ndërmarrjes së mëtejshme të veprimeve ligjore”, thuhet në përgjigjen e Nikçit.
QKMF-ja në Klinë ka reaguar pas lajmit, derisa ka sqaruar se pacientja gjatë marrjes së një infuzioni ka shfaqur reaksion alergjik.
Policia njofton për vdekjen e një gruaje pas trajtimit në QKMF-në e Klinës
Hetohet vdekja e një gruaje të cilës iu përkeqësua gjendja gjatë kontrollit në QKMF në KlinëNjë...-
QKMF-ja në Klinë thotë se pacientja që vdiq shfaqi reaksion alergjik pas infuzionit
-
Hetohet vdekja e një gruaje të cilës iu përkeqësua gjendja gjatë kontrollit në QKMF në Klinë
-
Një person vdes në Pejë gjatë trajtimit mjekësor
-
Nis hetimi për vdekjen e një foshnje në Klinë
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt