Anglezi Luke Davies e ka zhvilluar të shtunën luftën e parë si xhudist i Kosovës. Ai garoi në kategorinë deri 81 kilogramë në Grand Prix të xhudos në Zagreb.
Nisi prej xhiros së dytë, ndërsa pësoi nga meksikani Gilberto Cardoso. Meksikani fitoi me Ippon, ndonëse Davies e nisi mirë luftën.
21-vjeçari është bashkuar me ekipin e Kosovës me synim për ta përmirësuar performancën.