Klubi i basketbollit Peja ka transferuar dy basketbollistë të mërkurën Altin Morinën dhe Trevor Mooren.
Morina, që në fund të edicionit të kaluar ishte pjesë e Sigal Prishtinës, është vlerësuar lartë nga klubi pejan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përvoja, karakteri dhe mentaliteti fitues vijnë te KB Peja. Kampion i Kosovës me dy ekipe të ndryshme, gjashtë trofe të fituar, me paraqitje ndërkombëtare, pjesëmarrës në Top 16 të FIBA Europe Cup 2019, Altin Morina do të jetë pjesë e KB Peja për sezonin e ri. Një lider në parket, një fitues i dëshmuar dhe një armë e fortë për trajnerin Michalis Kakiouzis në sezonin 2026/27, Altini do ta mbuloj pozitën e fundorit në klubin tonë”, ka shkruar Peja.
Morina me Sigal Prishtinën kishte mesatare prej 4.7 pikëve, 2.5 kërcimeve e 1.7 asistimeve për ndeshje. Luajti edhe për Bashkimin.
26-vjeçari Moore ka luajtur për Zlatiborin me mesatare prej 16.7 pikëve, 3.4 kërcimeve dhe 3.1 asistimeve për ndeshje.