Basketboll

Green e Morris përforcojnë Pejën

Tajh Green

Peja ka njoftuar për transferimin e dy basketbollistëve amerikanë, Tajh Green dhe Dequan Morris.
Green 27-vjeçar së fundi ishte pjesë e skuadrës Artland Dragons në basketbollin gjerman. 
Basketbollisti i gjatë 203 centimetra luan alo-qendër. Ai bërë karrierë edhe  në Britani të Madhe te Neëcastle Eagles dhe Manchester Giants.

“Tajh Green, pjesë e KB Peja për sezonin 2025/26. 🦅 Amerikani 27-vjeçar, Tajh Green (pozita 4, 203cm) i bashkohet skuadrës tonë për sezonin e ardhshëm. Green ka kaluar karrierë në Britani të Madhe te skuadrat Neëcastle Eagles dhe Manchester Giants, derisa vitin e fundit ai ishte pjesë e Artland Dragons në Gjermani. KB Peja i uron mirëseardhje Greenit, derisa së shpejti do t'iu informojmë edhe për transferet tjera dhe datën kur skuadra jonë fillon stërvitjet për edicionin e ri që nis në muajin Tetor”, ka njoftuar klubi i Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndërkohë fundoi Dequan Morris, i gjatë 192 centimetra, i bashkohet Pejës nga Superliga e Zvicrës. Morris ka luajtur edhe në Bullgari e SHBA. 

“Amerikani Dequan Morris (PG, 192cm) i bashkohet KB Pejës për sezonin 2025/26 nga Superliga e Zvicrës. Dequan Morris ka ndërtuar karrierë impresive në Amerikë, Bullgari dhe për dy sezone radhazi në Zvicër ku luajti me mesatare 17.3 dhe 20 pikë për lojë përkatësisht në dy vitet e fundit. Morris është përforcimi i radhës i klubit para sezonit të ri nën urdhrat e trajnerit Greg Gibson”, ka njoftuar.

Më herët klubi pejan zyrtarizoi Malcolm Armsteadin.