Basketboll

Johnson, basketbollist i ri i Pejës

Jordan Johnson

Jordan Johnson është kthyer të luajë sërish në basketbollin kosovar.

Johnson gjatë edicionit 2019/20 ishte pjesë e Sigal Prishtinës.

Tashmë amerikani Johnson ka arritur marrëveshje me klubin e basketbollit Peja.

Ai do t’i ndihmojë Pejës gjatë edicionit 2025/26.

Johnson së fundi luajti në Sllovaki.

Karrierë ka bërë edhe në Holandë, Ukrainë, Gjermani, Britani të Madhe e Turqi.

“Johnson tashmë ka filluar stërvitjet nën urdhrat e trajnerit Greg Gibson dhe është gati për sezonin e ri me ngjyrat verdh e zi”, ka shkruar Peja të premten.

Peja njoftoi të enjten për vazhdimin e kontratës me Dardan Berishën.