Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Ish-basketbollisti i Boston Celtics prezantohet te Bashkimi

Jajuan Johnson

Ish-basketbollisti i klubit të NBA-së, Boston Celtics, Jajuan Johnson, do të paraqitet në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ai të martën mbrëma është prezantuar nga klubi i basketbollit Bashkimi.

“Johnson sjell një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke luajtur në NBA, EuroLeague, EuroCup, Basketball Champions League, si dhe në kampionate elitare në Itali, Turqi, Gjermani, Francë, Izrael, Rusi, Kinë dhe Kuvajt”, shkruan në njoftimin e Bashkimit.

Johnson është 37-vjeçar, ndërsa për Boston Celtics luajti në edicionin 2011/2012.