Ndonëse skuadrës i është bashkuar më herët në stërvitje, Bashkimi të hënën e ka prezantuar Josh Nzeakorin.
Nzeakor 28-vjeçar, është basketbollist amerikano-nigerian. Më herët ka luajtur te Sigal Prishtina. Nzeakor është i gjatë 203 centimetra dhe luan në afërsi të koshit.
Nzeakor së fundi luajti në Izrael. Ka bërë karrierë edhe në Argjentinë, Francë, Gjermani, Guine, Meksikë e Mali.
Pritet të jetë përforcim i rëndësishëm i Bashkimit të Prizrenit për fazën finale të kampionatit.