Bashkimi i Prizrenit ka vazhduar me prezantimin e lojtarëve për edicionin e ardhshëm.
Të enjten mbrëma, klubi prizrenas i basketbollit e ka prezantuar Valmir Kakrukin. Ai ka firmosur për dy vjet.
Kakruki së fundi ishte te Sigal Prishtina. Ka luajtur për Bashkimin edhe më herët. 25-vjeçari është nga Maqedonia e Veriut, por luan si vendor në Kosovë.
Arian Azemi, Divine Myles, Adrio Bailey janë basketbollistët e tjerë të transferuar nga Bashkimi.