Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Bashkimi transferon reprezentues të Kosovës

Divine Myles

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi i Prizrenit, ka njoftuar për transferimin e organizatorit, Divine Myles. 

Myles është bashketbollist me përvojë, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Francë, Gjermani, Meksikë, Mongoli, Poloni, Rusi dhe SHBA. 

Ai është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës prej vitit 2019. Së fundmi ishte pjesë e Gries-Souffel në Francë. 

Pati mesatare prej 14.5 pikëve, 2.9 kërcimeve dhe  6.5 asistimeve për ndeshje.