Pasi vazhdoi me trajner dhe tre prej basketbollistëve më të mirë, Bashkimi i Prizrenit ka nisur edhe me përforcime.
Klubi i portokalltë të dielën e prezantoi amerikanin Adrio Bailey.
Në edicionin e kaluar Bailey ishte te Sigal Prishtina dhe ishte prej më të dalluarve.
Më herët ka luajtur edhe në Hungari, Slloveni, Çeki dhe Republikë Dominikane.
Bashkimi humbi finalen e plejofit nga Trepça, kurse u mposht edhe në finale të Kupës.