Superylli i basketbollit, LeBron James, ka debutuar te Philadelphia 76ers, ndërsa i realizoi dhjetë pikë në ndeshjen parasezonale ndaj Brooklyn Netsit.
Por, 41-vjeçari James nuk arriti ta ndihmojë ekipin e tij ta shmangë humbjen.
76ers pësoi disfatë 114:108. Jamesi luajti në pjesën e parë. Regjistroi katër kërcime, pesë asistime dhe një top të vjedhur për 18 minuta lojë.
Jamesi është koshashënuesi më i mirë në histori të NBA-së.
Ai iu bashkua në korrik skuadrës së re pas tetë vjetëve të kaluara te Los Angeles Lakersi.
Nënshkroi kontratë dyvjeçare, të vlefshme për tetë milionë dollarë.
Philadelphia 76ers e kërkon titullin e parë që prej vitit 1983, ndërsa Jamesi e synon titullin e pestë në karrierë.