Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kante do të largohet nga Chelsea

E ardhmja e mesfushorit N’Golo Kante te skuadra e Chelseat nuk është aspak e sigurt. Në fakt, Kante ka kërkuar largimin nga Chelsea në fund të këtij edicioni për shkak të paqartësive për shitjen e klubit, ka shkruar “The Sun” të enjten.

Kante nuk është aspak i kënaqur me situatën e krijuar në klub dhe për këtë arsye po dëshiron që karrierën ta vazhdojë diku tjetër. Ai është njëri prej mesfushorëve defensiv më të vlerësuar në botë dhe ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023.

Në 39 ndeshje të zhvilluara deri më tani, Kante ka dy gola e pesë asistime. Kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm