Juventusi ka refuzuar pesë oferta nga skuadra të njohura evropiane për Kenan Yildizin, para se ai ta vazhdonte kontratën për kohë të gjatë me “zonjën e vjetër” në verë. Kështu ka shkruar “Corriere dello Sport” të shtunën.
Sipas mediumit italian, Manchester Unitedi, Chelsea dhe Aston Villa kanë qenë skuadrat e përfshira nga Premier League, ndërsa Dortmundi i Gjermanisë dhe Fenerbahçe i Turqisë, kanë shprehur interesim për të po ashtu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo19-vjeçari vlerësohet lojtar i rëndësishëm për projektin e trajnerit Thiago Motta.
Në 21 ndeshjet e para të edicionit aktual në të gjitha garat, Yildiz ka shënuar katër gola e ka kontribuuar me po aq asistime.