Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi përgatit ofertë afatgjate për Yildizin

Juventusi është duke e përgatitur ofertën afatgjate për talentin Kenan Yildiz.

Yildiz është 18-vjeçar, por i ka impresionuar me paraqitje drejtuesit e “zonjës së vjetër”, të cilët po mendojnë që ta mbajnë atë në skuadër.

Kështu ka shkruar mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”. Pritet që Yildizi të nënshkruajë kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2028 apo 2029.

Në edicionin aktual ai ka shënuar një gol në Serie A dhe dy në Kupën e Italisë.

Artikuj të ngjashëm