Futboll

Tri skuadra të mëdha evropiane e kërkojnë Yildizin

Kenan Yildizin

Mediumi italian, “La Gazzetta dello Sport”, ka raportuar se Juventusi ka nisur bisedimet me Kenan Yildizin, por janë Chelsea, Arsenali dhe Real Madridi që i dëshirojnë shërbimet e yllit turk. 

Kontrata aktuale e Yildizit skadon në vitin 2029.

Yildizi fiton 1.7 milionë euro në vit aktualisht, ndërsa Juventusi synon që t’i ofrojë 6 milionë euro në sezon me kontratën e re. 

Kërkesa e përfaqësuesve të futbollistit janë 7 milionë euro. 

Chelsea në verën e kaluar ka ofruar 67 milionë euro për 20-vjeçarin që ka shkëlqyer me fanellën e Juventusit. 

Ai u transferua nga Bayern Munichu.